Pengoi mjekët e Ndihmës së Shpejtë gjatë ndërhyrjes: Arrestohet 40-vjeçari në Tetovë

Më 05.09.2026 në ora 19:10, B.L. (43) nga fshati Poroj, i punësuar në Shërbimin e Ndihmës me Urgjencë Mjekësore – Tetovë, ka denoncuar në SPB Tetovë se në rrugën „Ilinden“ në Tetovë, derisa i ofronin ndihmë mjekësore një këmbësori të lënduar në aksident komunikacioni, janë penguar nga R.U. (40) nga Tetova, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, ngritje zëri dhe sjellje të papërshtatshme ndaj ekipit mjekësor. R.U. është shoqëruar në polici dhe ndaj tij është përgatitur parashtresa përkatëse.