Në Tetovë dhe Kamjan arrestohen dy persona, kapen me marihuanë

Më 04.09.2026 në ora 18:15, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Kopaçindoll.
Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Në të njëjtën ditë në ora 21:00, në fshatin Kamjan, zyrtarë policorë nga SP Kamjan kanë privuar nga liria F.E. (28) nga po i njëjti fshat.
Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.