
Java e dytë prodhoi gola të shumtë në ndeshjet e Bundesligës, ku vëmendjen më të madhe e mori përballja Hoffenheim-Borussia Dortmund.
Verdhezinjtë fituan 3-2, pas një përmbysje të madhe. Hoffenheim krijoi iluzionet e një fitoreje të lehtë, pasi mori avantazhin 2-0. Fillimisht shënoi mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu në minutën e 45-të, ndërsa në pjesën e dytë, ishte Lemperle që dyfishoi.
Dortmund nuk u dorëzua dhe shënoi dy gola të shpejtë, me Guirassy në minutën e 61-të dhe Silvan në minutën e 66-të.
Në fund, Albion Hajdari ishte i pafat duke shkaktuar autogol, për avantazhin 3-2 të Dortmund.
Bayer Leverkusen u rikthye te fitorja dhe e bëri me rezultat të thellë ndaj Union Berlin, me rezultatin 4-0.
Lepizig pësoi humbje të thellë me rezultatin 3-1 ndaj Werder Bremen, ndërsa Freiburg triumfoi 0-1 ndaj Paderborn.
Elversberg vazhdon të mahnisë në sezonin e parë në Bundesligë. Debutuesit triumfuan 4-3 ndaj Borussia Monchengladbach në transfertë. Kjo është fitorja e dytë radhazi, pas asaj në javën e parë ndaj Leverkusen.