Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka përcjellë një videomesazh nga New Jersey, në kuadër të takimit madhështor të kreut të PD, Sali Berisha, me shqiptarët në SHBA.
Balliu e cilësoi pritjen e Berishës nga diaspora shqiptare të jashtëzakonshme dhe emocionuese, duke e lidhur rikthimin e shpresës për një Shqipëri ndryshe.
Ai vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, ndërsa e mbylli mesazhin me një thirrje për bashkim: “Shkojmë të gjithë bashkë drejt fitores së sigurt!”.
Balliu: Jemi këtu në takimin e parë të Sali Berishës në Nju Jork, një pritje e jashtëzakonshme dhe emocionuese nga Diaspora. Këtu shënohet fillimi dhe rikthimi i shpresës i të gjithë shqiptarëve për një shqipëri ndryshe. Diaspora në Amerikë ka luajtur, luan dhe do të luajë gjithmonë rolin kyç për zhvillimin e Shqipërisë, për të ardhmen e vendit tonë. Shkojmë të gjithë bashkë drejt fitores së sigurt.
© SYRI.net