Pamje me dron/ Ja çfarë la pas zjarri në Himarë, kodra të shkrumbuara dhe banesa të djegura

Aktualitet | 1 ditë më parë

Pamje të trishta vijnë nga Himara pas natës së vështirë të përballjes me flakët. Kodra të mbuluara me ullishte janë shkrumbuar, ndërsa zjarri ka lënë pas edhe banesa të djegura.

RTSH ka siguruar pamje me dron, ku duket qartë përmasa e dëmeve të shkaktuara nga zjarri gjatë natës.

Në disa zona, gjurmët e flakëve janë të dukshme në sipërfaqe të mëdha toke, me ullinj dhe bimësi të djegur, ndërsa disa banesa janë prekur nga zjarri.

Pamjet tregojnë pasojat e një nate të vështirë për banorët e zonës, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme