Dinamo, zëvendëstrajneri Daja: Një ndeshje e rëndësishme ndaj një rivali direkt

Elbasani do të presë Dinamon të dielën në “Elbasan Arena”, ora 18:30, një ndeshje që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.
Në prag të kësaj sfide, zëvendëstrajneri i bluve, Glen Daja vlerësoi kundërshtarin si dhe punën e zhvilluar nga skuadra gjatë kësaj jave.
“Kemi përpara një ndeshje të rëndësishme ndaj një rivali direkt. Do të luajmë në ‘Elbasan Arena’, një terren që e njohim mjaft mirë nga ndeshjet tona europiane.
Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një sfidë e luftuar dhe me rivalitet të madh. Uroj të ketë sa më shumë tifozë, për të krijuar një atmosferë të bukur dhe një ambient të mirë për të luajtur futboll.
Këtë herë kemi pasur në dispozicion pothuajse një javë të plotë për t’u përgatitur. Kemi punuar shumë mirë me skuadrën dhe shpresoj që ekipi të paraqitet ashtu siç duhet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




