Zjarret në Himarë, Kryetari Vangjel Tavo: Nis vlerësimi i dëmeve, komisioni në terren pranë familjeve të prekura

Aktualitet | 23 orë më parë

Më pak se 24 orë pas përballjes me flakët që përfshinë kodrat e Himarës, Bashkia ka reaguar menjëherë duke ngritur një komision të posaçëm për evidentimin e dëmeve dhe nevojave të banorëve.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, deklaroi se procesi i verifikimit ka nisur dhe se të gjithë të prekurit do të marrin mbështetjen e duhur.

“Komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë. Askush nuk do të mbetet pa asistencë dhe të gjithë banorët e prekur do të dëmshpërblehen,” – u shpreh Tavo.

Në njoftimin zyrtar, Bashkia e Himarës u bën thirrje banorëve të zonave të prekura që të raportojnë dëmet apo çdo nevojë për ndihmë pranë Drejtorisë së Emergjencave.

Sipas njoftimit të bërë publik, strukturat e Bashkisë vijojnë të jenë në terren pranë çdo familjeje të prekur, duke garantuar mbështetje të menjëhershme.

“Ky është një proces i domosdoshëm për të evidentuar çdo rast dhe për të siguruar që ndihma të shkojë aty ku ka më shumë nevojë. Bashkia Himarë është pranë qytetarëve në këto momente të vështira,” – bëhet e ditur në njoftim.

/rtsh.al/

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme