Teuta tregon forcën në fushën e Laçit

Teuta ka arritur një fitore 3-1 në fushën e Laçit në javën e tretë të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në pjesën e parë, durrsakët arritën të gjejnë golin e avantazhin me Kallakun, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa vetëm pas tre minutash, Wotlai dyfishoi shifrat.
Laçi kishte mundësinë të ngushtonte diferencën me anë të Bibos, por lojtari i kurbinasve nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë, goditja e tij u prit nga portieri Bernardoni.
Në pjesën e dytë Bibo ngushtoi diferencëm me një goditje nga distanca, por Pedro në fundin e takimit mbylli të gjitha llogaritë me Teutën që i gëzohet fitores 3-1.
Me këtë fitore durrsakët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Laçi mbetet me 4 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




