Operacioni në Peshtan dhe Frakull, Ministri Nufi: Situata në kontroll, 90 trupa në terren, mbështetje nga ajri me Air Tractor dhe helikopter

Aktualitet | 24 orë më parë

Operacioni për shuarjen e flakëve në Peshtan dhe Frakull vijon me angazhim maksimal të Forcave Tokësore dhe mbështetje nga ajri.

Ministri i Brendshëm, Ermal Nufi, në një reagim në rrjetet sociale ka informuar se në terren janë angazhuar 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, si dhe të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS).

“Forcat po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Peshtanit dhe Frakullës, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të gjera me bimësi.”

Operacioni mbështetet nga ajri me një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore, të cilët kryejnë hedhje uji për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas ministrit Nufi, situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat, ndërsa monitorimi vijon në mënyrë të pandërprerë.

“Në Peshtan, Frakull, Fier, ku 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale #ROS vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit.Nga ajri, operacioni mbështetet nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme