Messi dhe Ronaldo në të njëjtën skuadër, e organizon… Tevez!

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur së bashku në të njëjtën skuadër, është e mundur. Carlos Tevez mund ta bëjë ëndrrën e shumë tifozëve realitet. Tevez, i cili luajti me të dy, po organizon ndeshjen e tij të lamtumirës në Bombonera dhe do të donte që dy yjet të ishin përkrah tij në stadiumin e famshëm të Boca Juniors.
“Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë atje, do t’i marr personalisht nëse është e nevojshme. Kam informacionin e kontaktit të të dyve në WhatsApp”, tha ish-lojtari i Juventusit, i cili synon të telefonojë edhe Pirlon e Buffon, siç raporton ABola.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




