Bedri Hamza: Nuk presim që Qeveria t'i realizojë premtimet e paraqitura me programin qeverisës

Bedri Hamza: PDK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se subjekti politik që ai drejton nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese. Ai theksoi më tutje se, nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend. “Kjo që ka ndodhur nuk është një mosmarrëveshje e thjeshtë politike. “Për javë të tëra, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar atë që nuk do të duhej të kërkohej fare në një shtet demokratik: që të respektohet Kushtetuta, të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe t’u mundësohet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët që ta ushtrojnë mandatin e tyre. Tash, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që e ka përcaktuar vetë Vetëvendosje. Por Kuvendi i Kosovës nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e veta. Kuvendi është institucion i Republikës së Kosovës. Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë” ka paralajmëruar deputeti, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …