Vazhdimi i filmit biografik “Michael”, kushtuar ikonës së muzikës, Mbretit të Popit Michael Jackson, është duke u përgatitur dhe Lionsgate ka dhënë detaje të reja për projektin.
Fogelson ka bërë të ditur gjithashtu se studioja synon që filmi i dytë të mbërrijë në kinema në fund të vitit 2027 ose gjatë gjysmës së parë të vitit 2028. Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur një datë zyrtare e premierës.
Për momentin, “Michael 2” nuk ka ende një datë përfundimtare publikimi, ndërsa detaje të tjera rreth historisë dhe kastit pritet të bëhen publike në vijim.
Ajo që është e sigurt është se historia e Michael Jackson në ekranin e madh do të vazhdojë, me Lionsgate që tashmë po planifikon fazën e ardhshme të produksionit.
Suksesi i filmit të parë ka qenë një prej faktorëve kryesorë pas interesit për vazhdimin. “Michael” pati një performancë të fortë në kinematë botërore, duke kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkë dhe duke u renditur ndër biografitë muzikore më të suksesshme të të gjitha kohërave. Performanca e filmit dhe interesi i madh i publikut për historinë e Mbretit të Popit i kanë dhënë një shtysë të rëndësishme projektit për “Michael 2”.

