
Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në Sarandë, pas një hetimi dy-mujor të kryer nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë. Operacioni, i koduar “Vjeshta”, ka goditur një grup të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të hetimit janë kapur dhe ndaluar 20 persona, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit, uniformat blu kanë sekuestruar 72 doza kokainë, 80 doza kanabis, dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona celularë, si dhe një shumë parash në lekë dhe euro.
Sipas hetimeve, lëndët narkotike ishin ndarë në doza dhe dyshohet se ishin të destinuara për shitje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
shpërndarësve furnizoheshin me drogë nga Altin Arapi, i cili njihet ndryshe me nofkën “Boraqi”.
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor që goditi një rrjet të shpërndarjes së drogës në Sarandë dhe Ksamil.
Pas dy muajsh hetime, 20 persona janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Sarandës.
Koka e grupit të shpërndarjes është Altin Arapi (Demiri), ndërsa të arrestuarit e tjerë janë: Arlind Kostaq Osmani, Feliks Faik Filija, Medi Enver Myftaraj, Nikolin Martin Rakipi, Altin Halit Arapi (Demiri), Klerjan Milsim Popshimi, Redian Astrit Arizi Erjon Ruhan Dido, Dhimitër Astrit Terolli, Xhuliano Emin Mejdi, Vasil Armandi Kaçi, Flatun Orhan Lalaj, Bledar Adi Kovaci, Shefqet Ronald Bezhani, Andrea Vlash Babi, Nazif Edmond Refitaj, Elvis Edmond Demçaj, Devis Stavro Saliaj dhe Korado Edmondi Omeri.
Sipas informacioneve, shumica e shpërndarësve furnizoheshin me drogë nga Altin Arapi, i cili njihet ndryshe me nofkën “Boraqi”.
Hetuesit sekuestruan gjithashtu kokainë dhe kanabis të ndarë në dhjetëra doza, të cilat ishin përgatitur për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.
Nga hetimet rezulton se të arrestuarit ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.
Policia thotë se hetimet kanë dokumentuar shitjen e lëndëve narkotike në zonën e Sarandës, përfshirë plazhet, lokalet e natës dhe zonat pranë shkollave.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare.Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurores, znj. Esmeranda Basho, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”.
A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.







