Politikë

Rama për Ilir Metën: Ishte talent, 'e hëngri' pushteti

Rama gjatë intervistës ka deklaruar se Ilir Meta ishte një talent i madh, por sipas tij nuk e mbajti dot peshën e pushtetit.

F.I
Rama për Ilir Metën: Ishte talent, 'e hëngri' pushteti
Ilir Meta dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në videon e ndarë rreth sezonit të ri të podacstit të tij 'Flasim', gjatë një interviste me rreth 300 pyetje është pyetur edhe për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit të vitit 2024. Rama gjatë intervistës ka deklaruar se Ilir Meta ishte një talent i madh, por sipas tij nuk e mbajti dot peshën e pushtetit.

"Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë. Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra,"- shprehet Rama.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB