Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara, duke iu afruar edhe zonave pranë banesave. Banorët e zonës thonë se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe pronat e tyre.
Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndërhyrje dhe mbështetje nga shteti.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e vatrave, pasi terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen e mjeteve tokësore.
Në terren vijon të jetë e angazhuar një forcë e konsiderueshme zjarrfikësish dhe efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ndërkohë, për shkak të përhapjes së flakëve në zonat e pyllëzuara dhe terrenit të thyer, ndërhyrja nga ajri shihet si një nga mënyrat më efektive për të frenuar përparimin e zjarrit./euronews.al
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...