Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza ka bërë të ditur se në këtë marshim do të marrë pjesë së bashku me familjen e saj, ndërsa ka ftuar edhe qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Me 12 shtator du me dal me familjen me marshu për liri, për dinjitet, për çlirimtarët tanë. Ju ftoj që të bëhemi bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’, nga ora 14:00 në Prishtinë – të gjithë njëzëri për historinë tonë të përbashkët, për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ajo.
Marshimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...