Ngjarja te “Regina Palm”/ Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

16:17 | 6 Shtator 2026
E.G

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë.

Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.

Hetimet vijojnë nga autoritetet, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

/rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale