Dy ndeshje interesante në Superligë, Gjilani e Malisheva kërkojnë kreun

07:48 | 6 Shtator 2026
D.H

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së katërt.

Në orën 16:00, Ballkani në shtëpi përballet me Feronikelin 74, ndërsa në të njëjtën kohë Malisheva e pret Gjilanin.

Ballkani hyn në këtë sfidë me gjashtë pikë pas tri xhirove, ndërsa Feronikeli 74 ende nuk ka arritur të marrë pikë këtë edicion.

Skuadra nga Suhareka synon fitoren për t’iu afruar kreut të tabelës, ndërsa Feronikeli kërkon pikët e para të sezonit.

Përballje e drejtpërdrejtë mes dy skuadrave që kanë nga shtatë pikë pas tri xhirove.

Malisheva dhe Gjilani ndodhen në pozitën e tretë dhe të katërt dhe një fitore sot do t’i mbante në garën për kreun e tabelës.

Dy ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale