Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Interit, duke vendosur rekorde të reja personale dhe duke iu afruar gjithnjë e më shumë legjendave të klubit zikaltër.
Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Interit ndaj Napolit të shtunën, duke arritur në kuotën e 134 golave të shënuar në Serie A me fanellën e klubit nga Milano.
Me këtë arritje, Lautaro ka kaluar në renditjen e golashënuesve më të mirë të Interit në historinë e kampionatit italian edhe Istvan Nyers, duke u ngjitur në vendin e tretë.
Kapiteni i Interit tashmë ka lënë pas emra të mëdhenj të klubit, si Alessandro Altobelli, Sandro Mazzola, Roberto Boninsegna, Mauro Icardi dhe Christian Vieri.
Përpara Lautaros në këtë renditje kanë mbetur vetëm dy legjenda të Interit. Në vendin e parë qëndron Giuseppe Meazza me 197 gola, ndërsa i dyti është Benito Lorenzi me 138 gola.
Kjo do të thotë se argjentinasi është vetëm katër gola larg Lorenzi, të cilin pritet ta parakalojë shumë shpejt dhe të ngjitet në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë të Interit në Serie A.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Lautaro do të ketë mundësinë të vendosë emrin e tij edhe më lart në historinë e një prej klubeve më të mëdha të futbollit italian./Arbresh.info
Netanyahu: Fundi i regjimit në Iran është afër fundit
Gjendet pa sh*nja jete një 62-vjeçar në Mitrovicë
Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së: Një ditë e...
Tragjedi në Kepin e Gjelbër/ Autobusi b*e në humnerë, 25 të ...
“Teta Shkurte ke vendos ‘me hy’ në zgjedhje?”, a...
Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, B...