Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet pistoletë me pesë fishekë

09:43 | 6 Shtator 2026
D.H

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij policia ka gjetur një armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 15:30, te rrethi i Fontanës.

Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë së bashku me pesë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale