Sali: BE-ja duhet të zgjerohet, Maqedonia e Veriut kërkon proces të drejtë

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, nga Dublini theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe investim në sigurinë e Evropës. Ai tha se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian, zbatimit të reformave dhe harmonizimit me politikat e BE-së.

    Duke folur për sfidat në rrugën evropiane të vendit, Sali veçoi sundimin e ligjit, reformën në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike si disa nga çështjet kryesore ku nevojitet përparim.

    Sali përshëndeti gjithashtu idenë për integrimin gradual të vendeve kandidate në politikat dhe Tregun e Vetëm të BE-së edhe para anëtarësimit të plotë. Sipas tij, një model i tillë do të sillte përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset, ndërsa njëkohësisht do të rriste besimin në procesin e integrimit evropian.

    Ai kërkoi mbështetje më të madhe nga vendet anëtare të BE-së, përmes ekspertizës dhe programeve evropiane, me qëllim forcimin e institucioneve vendase.

    Sali theksoi se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i parashikueshëm, i drejtë dhe i bazuar në merita, ndërsa synimi përfundimtar i Maqedonisë së Veriut mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Mos e gjykoni fëmijën përmes babait të tij nazist

    Lajmi i rradhës

    E Majta – Mickoskit: ekonomia rritet me borxhe, qytetarët mezi mbulojnë shpenzimet bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë