Faton Peci largohet nga udhëheqja e "Guxos" në Mitrovicë, emërohet kryetari i ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Peci largohet nga udhëheqja e “Guxos” në Mitrovicë, emërohet kryetari i ri

    Insajderi
    05 September 2026 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Peci nuk do të jetë më kryetar i degës së partisë “Guxo” në Mitrovicë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peci, i cili përmes një njoftimi ka treguar edhe emrin e drejtuesit të ri të degës së partisë atje.

    Nga tani e tutje, udhëheqja e “Guxo” në Mitrovicë i është besuar Enis Osmanit.

    Postimi i plotë i Pecit:

    Falënderim për strukturën e GUXO-s në Mitrovicë

    Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë.

    Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët.

    GUXO, në zgjedhjet e fundit, në garën për asamble, doli e 3-ta.

    Partneriteti i shëndoshë me Albin Kurtin dhe VV-në ishte vendimtar për ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë, ku edhe GUXO ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Bashkë do të vazhdojmë.

    Kryetarit të ri të degës së GUXO-s në Mitrovicë, Enis Osmani, dhe ekipit të tij i uroj sukses në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark