-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hita shkund strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës

Kryesoret

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës.

Në fokus të takimeve ishte parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve, lokalizimi dhe kapja e personave në kërkim, parandalimi i krimeve mjedisore, si dhe komunikimi me etikë dhe profesionalizëm me qytetarët.

Hita, gjatë takimeve, vuri theksin te siguria në shkolla, e cila për Policinë e Shtetit është prioritet mbi prioritetet, dhe kërkoi nga strukturat që, me fillimin e procesit të ri mësimor, shërbimet e Policisë të jenë maksimalisht të angazhuara, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe të sigurt.

Më tej, drejtori kërkoi që shefat e Komisariateve të ndjekin çdo ditë këtë prioritet dhe të trajtojnë vetë çdo shqetësim të adresuar nga shkollat që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve.

Njëkohësisht, Sektorët e Narkotikëve, Shqiponjat dhe Operacionalet do të jenë të fokusuara në perimetrin e sigurisë, me qëllim që territori i shkollës të jetë i paprekshëm nga personat që tentojnë të shesin lëndë narkotike apo të shkaktojnë konflikte me nxënësit.

Ndërkohë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të evidentimit të shkeljeve.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që çdo drejtues të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë e profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve.

Ai kërkoi që shefat e Komisariateve dhe Drejtorët e Qarqeve të presin qytetarët, t’i dëgjojnë për shqetësimet dhe problemet që kanë dhe që janë pjesë e zgjidhjes nga Policia, pasi edhe ai vetë pret çdo qytetar që kërkon takim me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit