Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner

6 Shtator 2026 | 17:27

Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve në Kiev mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Pas takimit me palën ukrainase, delegacioni amerikan ka kaluar në fazën e dytë të konsultimeve, këtë herë me përfaqësuesit evropianë. Në diskutime pritet të marrin pjesë këshilltarët e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës.

Zelensky kishte konfirmuar më herët se në Kiev ishin planifikuar dy seanca të ndara bisedimesh: fillimisht me delegacionin ukrainas dhe më pas me partnerët evropianë.

Takimi me Witkoff dhe Kushner nisi rreth orës 14:20, sipas njoftimit të Zelenskyt. Presidenti ukrainas kishte deklaruar gjithashtu se Ukraina ishte përgatitur për t’i pritur të dërguarit amerikanë në aeroport, por fluturimi i tyre u pengua nga Rusia.

Një ditë më parë, më 5 shtator, Witkoff dhe Kushner zhvilluan bisedime në Moskë me përfaqësues të Kremlinit. Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin, tha se gjatë takimit Putin kishte përsëritur bindjen se objektivat e tij të luftës do të arrihen.

Shtëpia e Bardhë i cilësoi bisedimet në Moskë si “përmbajtëse”, ndërsa bëri të ditur se hapat e ardhshëm në përpjekjet diplomatike do të bëhen të ditur gjatë javëve në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthen zjarri në një sallë dasmash në Kongo, 22 persona humbin jetën

Të paktën 22 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një vend dasmash në kryeqytetin e Republikës Demokratike...
16:14 | 06/09/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Rregullat e lojës kanë ndryshuar, përgjigja jonë do të jetë e dhimbshme

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se “rregullat e lojës” në përballjen me Iranin kanë ndryshuar, një ditë pas...
15:51 | 06/09/2026

Gjermania planifikon një “mburojë mbrojtëse” kundër sabotazhit

Gjermania po planifikon të krijojë një “mburojë mbrojtëse” për të parandaluar dhe luftuar përpjekjet e sabotimit, pas një sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut...
15:40 | 06/09/2026