Gjyqtari ndërpret ndeshjen dhe duhet ndërhyrja e policisë

Futboll

Gjyqtari ndërpret ndeshjen dhe duhet ndërhyrja e policisë

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 17:22
Pamje

Kastrioti e mbylli në avantazh 1:2 ndaj Burrelit.

Sfida në stadiumin “Liri Ballabani” vlen për javën e parë të Kategorisë së Parë.

Gjyqtari duhet të ndërpriste ndeshjen në minutën e 34-të. Rezultati shënonte 1:2, ndërsa pati tension jashtë fushës së blertë.

Policia duhet të ndërhynte për të qetësuar tifozët dhe ndeshja rifilloi pas katër minutave.

Gjyqtari po ashtu tregoi edhe kartonin e verdhë, pikërisht nga stoli i Kastriotit.

Krutanët kanë udhëtuar në këtë transfertë me probleme të shumta. FSHF nuk lejoi regjistrimin e lojtarëve, duke qenë se merkato nga FIFA vazhdon e bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat