Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    IFA 2026: Motorola prezanton Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: Birdify prezanton inovacionin e ri për të gjithë të apasionuarit e zogjve
    6 Shtator, 2026
    Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: CUKTECH prezanton ekzoskeletin robotik të fuqizuar nga një power bank
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: Miele vendos inteligjencën artificiale në qendër të produkteve të reja
    5 Shtator, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    IFA 2026: Techno prezanton Pova 8 Pro Lamborghini Edition
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: Xiaomi prezanton smartphone-in e palosshëm 18 Fold
    6 Shtator, 2026
    Apple teston një Apple Pencil të vogël për iPhone-in e palosshëm
    1 Shtator, 2026
    iPhone 17 Pro hidhet nga 30.6 km lartësi pa parashutë dhe mbetet tërësisht funksional
    31 Gusht, 2026
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të Xiaomi 18 Fold
    29 Gusht, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Meta i përgjigjet Geek Room për mbylljen e koordinuar të llogarive në Instagram: “Na vjen keq pasi disa u mbyllën gabimisht”
    4 Shtator, 2026
    Instagram do të ndalojë rekomandimin e llogarive që nuk sqarojnë se përdorin influencer të gjeneruar nga AI
    1 Shtator, 2026
    Instagram prezanton “First Draft” për të lehtësuar editimin e Reels
    26 Gusht, 2026
    Ju mund të provoni të komunikoni si në shekullin e XIX përmes aplikacionit Roost Social
    24 Gusht, 2026
    Meta po teston shërbime të reja AI në WhatsApp për të mbrojtur përdoruesit nga mashtruesit
    15 Gusht, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët patentojnë teknologjinë e re që dallon viruset vetëm nëpërmjet frymëmarrjes
    15 Gusht, 2026
    Shkencëtari modifikon ADN e një qeni për të mos patur alergji ndaj tij
    12 Gusht, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se truri i njeriut nuk është i përgatitur për jetën moderne
    25 Korrik, 2026
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Prezantimi i GTA 6 mund të shkaktojë një krizë produktiviteti në vendin e punës
    1 Shtator, 2026
    Activision publikon momentin kur i dorëzon një urdhër ligjor shitësit të kodeve të paautorizuara për Call of Duty
    31 Gusht, 2026
    Për të kompletuar GTA 6 do t’ju duhen gati 80 orë
    29 Gusht, 2026
    Rockstar Games prezanton trailer-in e ri 27 minutësh
    28 Gusht, 2026
    CD Projekt Red konfirmon se The Witcher IV do të prezantohet në 2028
    25 Gusht, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    F1 Live do të rikthehet në 2027 me një event 3-ditor në Milano
    5 Shtator, 2026
    Range Rover prezanton makinën e parë elektrike, çmimi nis nga €180,000
    3 Shtator, 2026
    Ferrari nderon Michael Schumacher në Monza me një rikthim te epoka e artë
    2 Shtator, 2026
    Agjentët virtualë do të përdoren për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve ndërkohë që makina e tyre drejtohet nga AI
    21 Gusht, 2026
    Versioni ekskluziv “Chasis 0” i makinës tërësisht elektrike të Ferrari u shit për $40 milionë
    17 Gusht, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rikthehet pas 13 vitesh
    3 Shtator, 2026
    Fundjava që ndezi jugun: Si e përjetuam ritmin e mesit të gushtit në Dhërmi
    31 Gusht, 2026
    Valët e të nxehtit në Evropë mund të kenë shkaktuar mbi 33 mijë fatalitete këtë verë
    30 Gusht, 2026
    Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
    29 Gusht, 2026
    Mektrin zyrtarizon partneritetin me Axopar: Aventurat nautike takojnë dizajnin skandinav
    24 Gusht, 2026
Search
Duke lexuar: Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rikthehet pas 13 vitesh
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rikthehet pas 13 vitesh
Entertainment

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rikthehet pas 13 vitesh

Last updated: 3 Shtator, 2026 9:52 am
Ndaj
4 Min lexim

Tirana kthehet edhe një herë në kryeqytetin e kinemasë shqiptare. Pas 13 vitesh pritjeje, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rihap dyert e tij me edicionin e 14-të, më datë 3 shtator. Ky rikthim i shumëpritur vjen falë mbështetjeqws së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), nën drejtimin artistik të Ilir Butkës dhe në bashkëprodhim me Iceberg Communication, duke e kthyer kryeqytetin, për dhjetë ditë me radhë, në epiqendrën kulturore të muajit shtator.

Gjithçka nis më 3 shtator, në orën 10:00, me një konferencë shtypi në sallën e Universitetit të Arteve, ku do të zbulohen programi i plotë, risitë dhe aktivitetet kryesore të këtij edicioni special.

Një mbrëmje gala, në sheshin e Universitetit të Arteve, do të bëj bashkë yjet e kinemasë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Festivali vazhdon me ceremoninë zyrtare të hapjes, duke kulmuar  me ndarjen e Çmimit të Karrierës, për 16 kolosë që me punën e tyre kanë shkruar historinë e filmit shqiptar. Në skenë do të nderohen Esat Musliu, Petrit Beci, Pëllumb Kulla, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Robert Radoja, Roza Anagnosti, Saimir Kumbaro dhe Tinka Kurti, ndërsa në kujtim do të nderohen emra të paharruar të kinemasë shqiptare: Birçe Hasko, Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro, Margarita Xhepa, Piro Milkani, Xhanfise Keko dhe Xhevdet Feri.

Emocionet e para të festivalit vijnë menjëherë pas ceremonisë zyrtare të hapjes, me shfaqjen e filmit “Liqeni Im“, një homazh i ngrohtë për regjisorin Gjergj Xhuvani, një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë tonë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësinë e rrallë të ndjekë prodhimet artistike të kineastëve shqiptarë, realizuar gjatë 13 viteve të fundit. Festivali është i hapur për të gjithë filmdashësit, me projeksione çdo ditë nga ora 10:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes. Hyrja për publikun është e lirë për të gjithë filmat, nga data 4 deri më 11 shtator, një ftesë e hapur për çdo dashamirës të ekranit të madh.

Filmat do të shfaqen në katër hapësira kryesore në Tiranë:

  • Universiteti i Arteve
  • Kinema Agimi
  • Piramida e Tiranës
  • Film Zone (në hapësirën e Tirana Moons – Sheshi “Nënë Tereza“)

Shumica e prodhimeve konkurruese janë mbështetur financiarisht nga QKK, krahas filmave të realizuar me ndihmën e institucioneve kulturore të huaja në vend. Anëtarët e jurive që do të vlerësojnë filmat në çdo kategori janë bërë tashmë publikë në faqen zyrtare të festivalit.

Festivali do të kulmojë me natën gala të çmimeve, e cila do të kurorëzojë veprat dhe krijuesit më të spikatur të këtij edicioni. Gjithsej 31 çmime do të ndahen në tri kategori vlerësimi: çmimet e akorduara nga Juria e Ekspertëve, votimi nga anëtarët e Akademisë së Festivalit, si dhe Votat e Publikut.

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar nisi udhëtimin e tij në vitin 1976 dhe në 10 ditët e këtij edicioni, do të sjellë në kryeqytet një pasqyrë të mrekullueshme të prodhimeve kinematografike shqiptare nga 2013 e deri më sot, mbi 100 filma që tregojnë udhëtimin e gjatë e të bukur të filmit shqiptar.

Ky festival është, para së gjithash, një ftesë për t’u dashuruar sërish me kinemanë shqiptare, një mundësi e rrallë për publikun të shohë nga afër ikonat e ekranit dhe artistët pas kamerës, që kanë krijuar brez pas brezi, artin e mrekullueshëm të kinematografisë shqiptare.

Për më shumë informacion, ju lutemi ndiqni programin e plotë të projeksioneve në faqen zyrtare të festivalit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme IFA 2026: Produktet më interesante që do ta bëjnë Berlinin qendrën e teknologjisë
Tjetra Samsung sjell një standard të ri në larjen e rrobave me lavatriçet e reja Bespoke AI 10 dhe 13 kg me efikasitet energjetik A-70% në IFA 2026

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

IFA 2026: Techno prezanton Pova 8 Pro Lamborghini Edition
Mobile
6 Shtator, 2026
IFA 2026: Xiaomi prezanton smartphone-in e palosshëm 18 Fold
Mobile
6 Shtator, 2026
IFA 2026: Motorola prezanton Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger
Tech
6 Shtator, 2026
IFA 2026: Birdify prezanton inovacionin e ri për të gjithë të apasionuarit e zogjve
Tech
6 Shtator, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Gruaja 37 vjeçare ndoqi këshillën e dhënë nga ChatGPT dhe vendosi të divorcohej nga bashkëshorti i saj

20 Janar, 2023
Tech

Geek Room dhe Neptun rikthehen në IFA 2026

2 Shtator, 2026
Entertainment

Studimi i ri tregon se si ngjyra natyrale mund të rikthehet në flokët e thinjur

1 Shkurt, 2026
Entertainment

Personat që vujanë nga nomofobia kanë 85% më tepër mundësi për të përdorur smartphone-in e tyre kur drejtojnë makinën

6 Prill, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?