Nëse ka një produkt që e përmbledh më së miri idenë se teknologjia mund të jetë edhe çështje stili, ai është TECNO POVA 8 Pro 5G Tonino Lamborghini Limited Edition, i prezantuar në IFA 2026, ku Geek Room dhe Neptun ishin të pranishëm për të sjellë pranë ndjekësve të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë. TECNO ka bashkuar fuqinë e një smartphone-i gaming me estetikën e markës ikonike italiane Tonino Lamborghini, duke krijuar një pajisje që synon të dallohet menjëherë.
Telefoni përdor një arkitekturë me dy çipe, ku MediaTek Dimensity 7400 Ultimate 5G kombinohet me çipin grafik P1 të zhvilluar nga TECNO. Ky konfigurim synon të ofrojë deri në 144 FPS në lojërat e mbështetura, ndërsa sistemi 5K IceShield VC Cooling kujdeset për menaxhimin e temperaturave gjatë përdorimit intensiv.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është dizajni. Pjesa e pasme kombinon ngjyrat e zeza dhe të kuqe, një strukturë gjashtëkëndore dhe elementin qendror “Pulse Line”, i frymëzuar nga mekanika dhe energjia kinetike. Konstruksioni me dy shtresa krijon një efekt të theksuar tredimensional, duke i dhënë telefonit një pamje më shumë si një makinë sportive sesa një smartphone tradicional.
Edhe kamera është në nivelin e një pajisjeje të orientuar drejt performancës. Sensori kryesor Sony LYTIA 700C 50MP me OIS shoqërohet me zoom 2x lossless, kamerë ultra-wide 8MP dhe kamerë selfie 13MP. Përpara përdoruesit ndodhet një ekran 6.78-inç 1.5K HyperLux AMOLED, me rifreskim deri në 144Hz.

TECNO zgjeroi bashkëpunimin edhe në produkte të tjera. Në IFA u prezantua Tonino Lamborghini TAURUS, një mini-PC me trup metalik, RGB dhe procesor Intel Core i9-13900HK, i kombinuar me NVIDIA GeForce RTX 5060 8GB GDDR7.
Kompania prezantoi gjithashtu MEGABOOK T15 360 Series dhe një koncept telefoni me ekran 0mm bezels, që eliminon plotësisht kornizat e zeza rreth panelit.


