EMRI/ Të shtëna me armë në Mirditë, raportohet për një viktimë…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga mediat, nga të shtënat dyshohet se ka humbur jetën shtetasi Viktor Bardhi.

Deri në këto momente, informacioni për viktimën dhe rrethanat e ngjarjes nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia.

Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm.

Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Shpërndaje