Vllaznia dhe Jasmin Çelikoviç ndajnë rrugët…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka njoftuar ndarjen e rrugëve me mbrojtësin Jasmin Çelikoviç. Klubi shkodran bën me dije se kontrata me futbollistin është ndërprerë me mirëkuptim mes palëve, ndërsa e ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës që ka mbajtur fanellën kuqeblu.

Postimi i KF Vllaznia:

KF Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës me futbollistin Jasmin Çelikoviç.

E falenderojmë për kontributin e dhënë me fanellën 🔴🔵 dhe i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës! ⚽️

Thank you Jasmin!

Shpërndaje