
Partizan ka arritur një fitore të çmendur në “Loro Boriçi”, 3-2 përballë Vllaznisë në javën e tretë të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi pë shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).
Të kuqtë e nisën sfidën me një gol të shënuar nga Fadairo, por më pas u përballën me presionin e shkodranëve të cilët vendosën barazpeshën me një autogol të shkaktuar nga Vata. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit, me një gol të shënuar nga Aliu.
Në pjesën e dytë rastet e shumta të shkodranëve u konkretizuan me një gol të shënuar nga Musta, por në fund është përsëri Partizani që gjen golin.
Një penallti e goditur dy herë, fillimisht e humbur nga Sidibe e më pas në rastin e dytë e shënuar Hjuman, i ka dhënë skuadrës kryeqytetase fitoren e parë në kampionat.
Me këtë fitore skuadra e kuqe ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet me 2 pikë.




