Malësi e Madhe, ngjarje e rëndë në Lëpushë: 40-vjeçari bie në humnerë…

Shpërndaje

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi Florian Sini rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Shpërndaje