E FUNDIT/ Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë Evis Sala…

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra këtë të mërkurë, gjatë mbledhjes së qeverisë, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sala kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator 2025, si pjesë e kabinetit të formuar pas zgjedhjeve dhe nisjes së mandatit të katërt qeverisës të Edi Ramës.

Sipas burimeve, vendimi për largimin është marrë nga vetë ministrja, e cila ka deklaruar se dëshiron t’u kushtojë më shumë kohë projekteve dhe angazhimeve të saj në fushën akademike.

Evis Sala është mjeke radiologe dhe ka një karrierë të lidhur edhe me institucione prestigjioze ndërkombëtare. Ajo ka punuar në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork, si dhe në Policlinico Gemelli në Romë.

Shpërndaje