Në një ngjarje që shënon një zhvillim të papritur në skenën politike shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një takimi masiv me diasporën shqiptare, ku ishin të pranishëm edhe figura të larta të opozitës si Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fisnik Qosja dhe Fatmir Mediu, u deklarua publikisht heqja e sanksioneve ndaj liderit historik të të djathtëve.
Gjatë fjalës së tij, Zekri Picari, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD dhe drejtues i strukturave në New Jersey e cilësuan tubimin e sotëm, si momentin e "triumfit të së vërtetës", duke e lidhur rikthimin e Berishës në SHBA me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Sipas Picarit, administrata e re e udhëhequr nga Trump dhe Sekretari i ardhshëm i Shtetit, Marco Rubio, ka rivendosur drejtësinë duke korrigjuar atë që u etiketua si një goditje e orkestruar nga qeveria e Edi Ramës dhe mbështetësit e saj ndërkombëtarë, duke përmendur emra si George Soros, Anthony Blinken, Yuri Kim dhe Charles McGonigal.
Në këtë udhëtim historik, i nderuar nënkryetar zoti Belind Këlliçi. I nderuar sekretar organizativ zoti Klevis Balliu. I nderuar kryetar i Bashkisë Kavajë zoti Fisnik Qosja. I nderuar sekretar i marrëdhënieve me jashtë zoti Enri Ceno. I nderuar aleati ynë, kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu. Të nderuar vëllezër dhe motra, bashkatdhetarë, ju ftoj të gjithë të ngrihemi edhe një herë në këmbë të përshëndesim ardhjen historike të kryetarit të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha! Freedom works! Welcome to United States of America, Mr. Sali Berisha! Sot, jo vetëm për ne demokratët, po për të gjithë shqiptarët me dinjitet është një ditë triumfi ku e vërteta mposht padrejtësinë. Si një nga qindra mijëra shqiptarë të detyruar të largohen nga shtypja e regjimit të Edi Ramës, unë flas sot para jush me dinjitetin e kësaj toke të bekuar, të lirisë dhe demokracisë. Profesor Berisha, ne demokratët dhe Partia Demokratike kemi kaluar vite të vështira, përballë stuhisë politike dhe diplomatike të padëgjuar për një vend, të orkestruar nga Edi Rama me mbështetjen e George Sorosit, Anthony Blinken dhe veglave të tjera si Yuri Kim dhe Charles McGonigal.
Po ashtu brenda nesh ne provuam tradhtinë e pabesë të shtatorit 2021 me përjashtimin antistatuor të doktor Berishës nga Lulzim Basha, bruti shqiptar. Por ndonëse ajo tradhti na lëndoi thellë, ajo në fakt vetëm sa e rizgjoi opozitën dhe i riktheu sovranitetin anëtarësisë përmes lëvizjes së Foltores. Doktor Berisha qëndroi palëkundur, kurajoz, i vendosur për dinjitet, madje dhe gjatë 333 ditëve të arrestit politik të shtëpisë, ai u kthye në simbolin e pandalshëm të dinjitetit kombëtar. Një betejë e ngjashme si ajo e doktor Berishës u zhvillua dhe këtu në tokën e lirisë, ku presidenti Trump mposhti akuzat e montuara, atentate, duke triumfuar e u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë si askush më parë. Tashmë që fitoi liria në Amerikë, drejtësia për doktor Berishën u rivendos falë presidentit Trump dhe sekretarit të shtetit Marco Rubio. Shtetet e Bashkuara treguan madhështinë e tyre duke korrigjuar vetveten dhe duke rivendosur të drejtën në vend me heqjen e sanksioneve ndaj doktor Berishës.
Edhe pse në eksod biblik shqiptar të shkaktuar nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës, lidhja e diasporës me doktorin e zemrës mbetet e palëkundur. Gjithashtu dua sot të përshëndes nga zemra procesin e ndërmarrë për ripërtëritjen e Partisë Demokratike dhe veçanërisht për ndryshimet e fundit në statutin e Partisë Demokratike. Diaspora, me përfaqësimin e saj të garantuar në strukturat e Partisë Demokratike, në vendimmarrje dhe në parlament, nuk trajtohet më thjesht si burim remitancash, por si mendja, zemra dhe zëri sovran i së ardhmes tonë. Le t'i shprehim mirënjohjen më të thellë presidentit Trump dhe sekretarit Rubio për mbështetjen ndaj sovranitetit të lirisë. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është një bashkim shpirtëror dhe vlerash që nuk do të thyhet kurrë. Vizita e profesor doktor Sali Berishës në Amerikë shemb përfundimisht piramidën e shpifjeve dhe paralajmëron që ditët dhe orët për narkoshtetin e Edi Ramës janë të numëruara. Nga kjo platformë le të dënojmë me forcë dhunën e ditëve të fundit të narkopolicisë ndaj protestuesve që po luftojnë prej 99 ditësh tashmë për të drejtat, po mbrojnë demokracinë, tokën e të parëve dhe luftojnë me grabitjen e mafies në pushtet.
© SYRI.net