75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 06 Shtator 2026 / G T

Malisheva “top”, Isgandarli ia siguron tri pikë ndaj Gjilanit me një hat-trick

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligë.

Golat për vendasit i shënoi futbollisti nga Azerbajxhani, Busal Isgandarli, shkruan Indeksonline

Isgandarli shënoi tri gola (hat-trick) në minutat, 10’të, 71’të dhe 75’të.

Kurse të vetmin për Gjilanin e shënoi O. Bilalli në minutën e 19’të.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/