Lajmi i fundit

LIVE - Takimi i Kryetarit i Partisë Demokratike, Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës

Berisha: Diaspora në Amerikë, zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri! Fati i bardhë i kombit shqiptar

17:46, 06/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha e nisi flajimin e tij para shqiptarëve të Amerikës duke shprehur mirënjohjen e pakufishme për pritjen vëllazërore.

Berisha tha se ‘kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po ju takoja ju, zëri I papmoshtur I shqiptarëve në liri”

Pjese nga fjale e Berishes

Të dashur vëllezër, miq, shqiptaro- amerikanë.

Berisha: Përshëndetjet e mija më të përzemërta, mirënjohje më të pakufishme për këtë pritje vëllazërore. Kënaqësi më të madhe  që unë takohem sot me ju. Me të njëjtin besim që kam pasur në mars të vitit 1991 në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte një udhëtim më emocionali në jetën time. Emocionet  vërshonin nga kënaqësia se unë po udhëtoja në drejtimin e duhur pas dekadash që vendi im kishte humbur drejtimin. Kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po ju takoja ju, zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri.

Fjalimi i Berishës u ndërpre nga thirrjet e shqiptarëve: Berisha! Berisha! 

Berisha vijon fjalimin: Pata fatin e madh se takova atë plejadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj me idealet demokratike e kombëtare dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktarurës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës.

Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar.

Takimi mbahet në sallën ‘Venetian Palace’  në New Jersey në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco