Ditari i Opozitës

Berisha nga SHBA: Diaspora shqiptare është fati i bardhë i kombit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në qendër të mesazhit të tij rolin e diasporës në historinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha u shpreh se takimi me komunitetin shqiptar në SHBA i rikthen emocionet e vizitës së tij të parë në Amerikë, në mars të vitit 1991, një periudhë që ai e cilësoi si ndër më emocionueset e jetës së tij.

Ai shprehu mirënjohjen për komunitetin shqiptaro-amerikan, duke e cilësuar atë si “zërin e pamposhtur të shqiptarëve në liri”

Berisha: Kënaqësi më të madhe që unë takohem sot me ju. Me të njëjtin besim që kam patur në mars të vitit 1991 në udhëtimin tim të parë në këtë vend të bekuar. Ai ishte një udhëtim më emocionali në jetën time.

Emocionet vërshonin nga kënaqësia se unë po udhëtoja në drejtimin e duhur, pas dekadash që vendi im kishte humbur drejtimin.

Kënaqësia ime e jashtëzakonshme ishte se po takoja ju, zërin e pamposhtur i shqiptarëve në liri. Ndaj dhe unë sot, e konsideroj vizitën time tek ju, te pasardhësit e atyre, si një dhuratë të vyer.

Fati i madh imi se takova atë plejadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi me të gjitha mjetet për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar.

Të fundit