Vllaznia ka pësuar humbjen e parë të sezonit në shtëpi, teksa është mposhtur 2-3 nga Partizani në javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Shkodranët e nisën ndeshjen në disavantazh, pasi Fadairo kaloi Partizanin në avantazh që në minutën e 4-t. Vllaznia reagoi dhe pas presionit të vazhdueshëm gjeti barazimin në minutën e 21-të, kur Vata shënoi autogol. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Aliu riktheu avantazhin e të kuqve, duke e mbyllur fraksionin e parë në shifrat 1-2. Në pjesën e dytë, Vllaznia u rikthye fuqishëm dhe në minutën e 58-të Emiljano Musta përfitoi nga një pasiguri e portierit Qirko për të barazuar rezultatin në 2-2. Kuqeblutë patën raste të tjera për të përmbysur takimin, por fati nuk ishte në anën e tyre. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Partizani fitoi një penallti në minutat shtesë. Sidibe nuk arriti të mposhtë Avramin nga pika e bardhë, por 11-metërshi u përsërit dhe Human realizoi në tentativën e dytë, duke i dhënë Partizanit fitoren 3-2. Pas humbjes kundër Partizanit, foli zv/trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, teksa ai u shpreh i zhgënjyer.

Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, Florin Bratu, u shpreh i kënaqur pas suksesit të ekipit të tij ndaj Vllaznisë.

“Jam shumë i kënaqur për këtë fitore dhe sigurisht që e besoja që mund ta arrinim, pasi kemi punuar gjatë gjithë javës për të arritur këtë fitore. Erdhëm këtu për të fituar. Ne ishim mjaft të organizuar përsa i përket repartit të mbrojtjes dhe shumë të kujdesshëm në mesfushë. Nuk i lamë shumë hapësira Vllaznisë dhe ishim mjaft mirë përsa i përket fazës së tranzicionit.”

Me këtë humbje, Vllaznia mbetet me 2 pikë pas tri javësh, ndërsa Partizani merr fitoren e parë të kampionatit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRIATLON “LABEAT”, ZHVILLOHET EDICIONI I 14-TË