
Në Shirokë, buzë liqenit të Shkodrës, është zhvilluar edicioni i 14-të i Triatlonit “Labeat”, një aktivitet që ndërthur notin, çiklizmin dhe vrapimin. Ky edicion regjistroi një numër në rritje pjesëmarrësish nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit.
Masivizimi i sportit dhe promovimi i një jetese aktive mbeten qëllimet kryesore të këtij aktiviteti, i cili organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Për banorët e zonës dhe të apasionuarit pas sportit, aktivitete të tilla janë të rëndësishme, pasi gjallërojnë Shirokën dhe promovojnë potencialin turistik e sportiv të liqenit të Shkodrës.
Me pjesëmarrje gjithnjë në rritje, Triatloni “Labeat” po kthehet në një traditë të rëndësishme sportive, duke promovuar Shkodrën si një destinacion ideal për zhvillimin e aktiviteteve sportive në natyrë.






