Një mbrëmje që ndërthuri dhimbjen dhe reflektimin me besimin, shpresën dhe mesazhin e humanizmit që përcolli gjatë gjithë jetës shenjtorja shqiptare. kryebashkiaku i Vau-Dejësit, Kristian Shkreli, dhe Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, vlerësuan figurën e Nënë Terezës dhe mesazhin e saj të përhershëm të dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit për tjetrin.

Me tone të forta ishte edhe fjala e Administratorit të Dioqezës së Sapës, i cili iu drejtua politikës dhe shoqërisë në tërësi, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe reflektim përballë humbjes së jetëve.

Mbrëmja vijoi me atmosferë festive për banorër e Vau-Dejësit.
Aktiviteti, i organizuar prej vitesh nga Agjencia e Spektakleve Buna 1, zhvillohet nën kujdesin e Bashkisë Vau-Dejës dhe është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme të komunitetit, në nderim të Shenjtores Nënë Tereza.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak297 MILIONË LEKË PËR RINDËRTIMIN NË LEZHË
Artikulli tjetër“SHKODRA ART RESIDENCY ‘26”