Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Partia Socialiste nis sot zbatimin në terren të nismës “Prania Besnike”, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe strukturat socialiste në Qarkun Shkodër.

Në Shkodër, takimi i parë do të zhvillohet këtë të premte, në orën 17:00, në selinë e Partisë Socialiste. Kreu i PS-së Shkodër, Marjan Ndërshtiqaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje, ndërsa në takim pritet të jenë drejtues të strukturave dhe deputetët socialistë të qarkut.

Takimi synon të shërbejë si një hapësirë për dëgjimin e shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve, duke e zhvendosur komunikimin e strukturave socialiste më pranë komunitetit.
Ndërkohë, “Prania Besnike” do të zhvillohet edhe në Malësinë e Madhe, ku kryetarja e PS-së, Florida Peraj, do të zhvillojë takime me strukturat dhe qytetarët.

Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim” janë katër parimet mbi të cilat PS synon të ndërtojë këtë qasje të re, me objektiv forcimin e lidhjes mes strukturave politike dhe qytetarëve.
Nisma vjen menjëherë pas porosisë së Edi Ramës për një prani më të madhe të strukturave socialiste në territor, duke kërkuar që çdo të premte ato të jenë pranë qytetarëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRASJA NË MIRDITË PA AUTOR
Artikulli tjetërRRUGA NË BARDHAJ E DEGRADUAR