
Dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme.
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe do të ketë orë të plota me diell.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius.
Sipas MeteoAlb era parashikohet të fryjë me drjetim verilindje-veriperëndim me një shpejtësi mesatare 4m/s, përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore do të ketë shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në det i forcës do të jetë 1/2 ballë.






