Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri më 8 shtator, të martën në orën 17.00, në seancën plenare që do të ulë deputetët në karrigen e ligjvënëse pas 1 muaji pushim.

Rendi i ditës është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, hapja e punimeve të sesionit të III të Legjislaturës së XI të Kuvendit.

Punimet e këtij sesioni pritet të dominohen nga dy ngjarje, zgjedhjet lokale të 2027-ës, të cilat vijnë nën klimën e një reforme territoriale, ende në fazë konsultimi publik, për shkrirjen e 15 bashkive, propozim ky vetëm nga mazhoranca e pa dakordësinë e opozitës, dhe së dyti, nga procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Me territorialen që është kundërshtuar me protesta nga qytetarët e bashkive që shkrihen dhe vetë kryebashkiakët, në proces është edhe reforma zgjedhore ku mazhoranca e opozita ende po punojnë bashkë dhe mbetet për tu parë nëse ndarja e re territoriale do të kërkojë ndërhyrje edhe në Kodin Zgjedhor për tu zbatuar në zgjedhjet lokale të vitit 2027.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak10 VITE NGA SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, HUMANISTJA SHQIPTARE QË IA KUSHTOI JETËN TË VARFËRVE
Artikulli tjetërSITUATA ME ZJARRET NË VEND! 39 VATRA ZJARRI TË RAPORTUARA NË 24 ORË, 11 ENDE AKTIVE. NË HIMARË SHMANGET RREZIKU PËR ZONAT E BANUARA, 36 QYTETARË TË EVAKUUAR