Kristian Shpendi i dha 1 pikë sot Çezenës kundër Mantovës.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Serisë B.
Goli i Shpendit me kokë erdhi në minutën e 77-të. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar në çdo javë deri tani, duke treguar se sërish do të udhëheqë Çezenën.
Para fillimit të ndeshjes pati edhe një ceremoni për Shpendin. Ky i fundit ka kaluar shifrën e 50 golave, duke qenë i treti në historinë e golashënuesve të Çezenës.
23-vjeçari në dy sezonet e mëparshme të Serisë B ka kaluar 10 gola. Për këtë konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë.