Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi

Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi

Pas denoncimit publik të një qytetari nga Delvina lidhur me procesin e hipotekimit të një godine, ka reaguar përmes një videomesazhi drejtoresha e Kadastrës, Lerena Goxhobelli.

 

 

Duke iu referuar rastit të bërë publik, Goxhobelli theksoi se denoncimet për raste të dyshuara korrupsioni duhet të bëhen pranë institucioneve kompetente, në mënyrë që pretendimet të hetohen dhe të verifikohen.

“Delvinjoti ka denoncuar për ata që kanë qenë, vazhdoni të denonconi”, u shpreh ajo.

 

 

Drejtoresha e Kadastrës theksoi se çdo akuzë duhet t’i nënshtrohet hetimit dhe se përgjegjësit duhet të ndëshkohen në rastet kur faktet dhe provat vërtetojnë fajësinë.

 

“Dua të theksoj se korrupsioni luftohet duke e denoncuar aty ku duhet dhe se çdo akuzë duhet hetuar dhe përgjegjësit duhen ndëshkuar kur faktet e provojnë fajësinë. E vërteta përcaktohet nga faktet dhe provat dhe jo nga deklaratat publike”, tha Goxhobelli në videomesazhin e saj.

 

Reagimi vjen pas denoncimit të bërë në Saranda Web nga një 80-vjeçar nga Delvina, i cili ngriti pretendime lidhur me hipotekimin e një godine. Pretendimet e qytetarit mbeten akuza të tij dhe kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.