Ekipi i shahut “Butrinti” nënkampion i Shqipërisë për vitin 2026

02/09/2615:22

Shperndaje:

Ekipi i shahut “Butrinti” nënkampion i Shqipërisë për vitin 2026 

Një tjetër rezultat i rëndësishëm për sportin sarandjot. Ekipi i shahut “Butrinti” është shpallur nënkampion i Shqipërisë për vitin 2026, duke siguruar vendin e dytë në Kampionatin Kombëtar Ekipor të Shahut.

 

Ekipi i shahut “Butrinti” nënkampion i Shqipërisë për vitin 2026 

 

Kampionati u zhvillua nga 24 deri më 30 gusht, me pjesëmarrjen e ekipeve të meshkujve dhe femrave nga vendi. Në përfundim të garës, “Butrinti” arriti të renditet në vendin e dytë, duke marrë medaljen e argjendtë.

 

Ky rezultat i jep ekipit sarandjot edhe mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Butrinti” do të marrë pjesë në European Chess Club Cup 2026, që do të zhvillohet në Herceg Novi, Mal i Zi, nga 16 deri më 24 tetor.

 

Pjesëmarrja në këtë kompeticion evropian shënon një tjetër përfaqësim të shahut sarandjot përtej kufijve të Shqipërisë. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit
Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor
NS STORE në Sarandë kërkon të punësojë Asistente Shitjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.