
S’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë për sot
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bën të ditur se të dielen, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
Më të fundit
Të gjitha →
Lajme
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
1 orë më parë

Lajme
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
2 orë më parë

Lajme
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
2 orë më parë

Lajme
Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
3 orë më parë






