RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap
📰 Lajme

Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

nga Redaksia5 shtator 20265 shtator 2026

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën se si Europa duhet të ndërveprojë me Beogradin.

Rama iu referua rastit të Ratko Mlladiçit, të cilin e cilësoi si “kasapin e Ballkanit”, duke komentuar vendimin për t’u përcjellë me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit.

Sipas Ramës, raste të tilla janë pikërisht arsyeja pse Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku vendeve kandidate mund t’u kërkohet llogari dhe t’u përcillen qartë standardet që duhet të respektojnë.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Rama e përshkroi Serbinë me një tjetër metaforë, duke e cilësuar si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Evropës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë?”, u shpreh Rama.

Në këtë kontekst, Rama e lidhi rastin e Serbisë me vizionin e tij për zgjerimin e BE-së: vendet kandidate, sipas tij, duhet të afrohen gradualisht me strukturat europiane dhe të jenë në tryezë, ndërsa përmbushin kriteret dhe përballen me kërkesat politike të vendeve anëtare.

“Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, përfundoi Rama.



Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

“Serbia e humbi Kosovën, terrtorit dhe burimet e saj nuk janë serbe”, Rama me përgjigje të fortë për Beogradin
Lajme

“Serbia e humbi Kosovën, terrtorit dhe burimet e saj nuk janë serbe”, Rama me përgjigje të fortë për Beogradin

11 gusht 2026
​Deklarata e Zelenskyt, Rama: Ukraina gabim për Kosovën, e drejta e saj për të qenë e lirë e padiskutueshm
Lajme

​Deklarata e Zelenskyt, Rama: Ukraina gabim për Kosovën, e drejta e saj për të qenë e lirë e padiskutueshm

13 gusht 2026
Costa nga Tirana: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri
Rajoni

Costa nga Tirana: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri

2 qershor 2026
Antonio Costa takohet sot me Ramën, zbardhet agjenda e vizitës
Rajoni

Antonio Costa takohet sot me Ramën, zbardhet agjenda e vizitës

2 qershor 2026
Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë
Politikë

Serwer: Rreziku në veri, Shqipëria mund të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Kosovë

2 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë