RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq
📰 Lajme

Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq

nga Redaksia27 gusht 202627 gusht 2026

Ratko Mladiqi, kriminel lufte i dënuar, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës, kanë raportuar mediat serbe.

Mladiqi vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore, ndërsa gjatë javëve të fundit familja e tij, si dhe autoritetet e Serbisë dhe të entitetit të Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për ta transferuar në Beograd, ku do t’i kalonte ditët e fundit të jetës.

Ratko Mladiqi, me origjinë nga Kalinoviku, u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. Gjykata e shpalli fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, shkruan Klix.ba.

Në opinionin publik botëror, për shkak të krimeve të tij, ai u bë i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës” (Butcher of Bosnia), pasi konsiderohet drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në vitin 1995.

Në maj të këtij viti, Gjykata në Hagë vendosi sërish të refuzojë kërkesën e mbrojtjes së kriminelit serb Ratko Mladiq për lirim të përkohshëm, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në arsyetimin e vendimit për refuzim të kësaj kërkese thuhej se kujdesi mjekësor nga mjekë të kualifikuar nuk i mungonte as në burg.

Edhe Më 23 prill 2026, Mladić paraqiti kërkesën, duke kërkuar lirim të përkohshëm ose lirim të kushtëzuar të parakohshëm me arsyetimin se ai ndodhet në gjendje të pakthyeshme të përkeqësimit mjekësor si rezultat i incidentit mjekësor të 10 prillit 2026 dhe po i afrohet fundit të jetës dhe se një transferim mjekësor, qoftë edhe i përkohshëm, në një spital të specializuar në Serbi do të mundësonte monitorim të vazhdueshëm dhe ekzaminime përcjellëse, të cilat ai aktualisht nuk po i merr.

Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Lajme

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21 gusht 2026
Si u identifikuan të dyshuarit për Reçakun? Prokuroria dhe Policia japin detaje
Kosova

Si u identifikuan të dyshuarit për Reçakun? Prokuroria dhe Policia japin detaje

14 qershor 2026
​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës
Lajme

​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës

11 gusht 2026
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët
Lajme

Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët

27 gusht 2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh në favor të Serbisë
Kosova

Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh në favor të Serbisë

15 qershor 2026
​Shtetasi i Kosovës në paraburgim në Serbi, MPJ: Njoftuam BE-në dhe QUINT-in
Lajme

​Shtetasi i Kosovës në paraburgim në Serbi, MPJ: Njoftuam BE-në dhe QUINT-in

15 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë