
Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Gjenevë është hapur ekspozita “Ende duke pritur?” e artistit Artan Korenica.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekspozita është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me “Jardin des disparus” – Kopshti i të Zhdukurve.
“Sot në Gjenevë, është hapur ekspozita ‘Ende duke pritur?’, e artistit Artan Korenica”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Aktiviteti është organizuar në kuadër të shënimit të tridhjetë gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, transmeton KosovaPress.
Ekspozita përmes artit rikthen vëmendjen te çështja e personave të zhdukur dhe pritja e familjeve për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Më të fundit
Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes






