Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit
    Kosovë

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    September 6, 2026

    Mesazhi “Freedom for the Liberators” pritet të shfaqet më 7 shtator në Times Square të New Yorkut, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse të diasporës shqiptare në prag të shpalljes së verdiktit në Hagë.

    Veprimtari i diasporës shqiptare në SHBA, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se grafika me mesazhin “Freedom for the Liberators” do të transmetohet gjatë ditës në ekranet e Times Square, për 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

    Gjocaj ka publikuar në Facebook edhe konfirmimin nga “Welcome to Times Square” për transmetimin e materialit.

    Aktiviteti në New York është pjesë e një serie organizimesh të paralajmëruara në Kosovë dhe jashtë saj, në prag të leximit të vendimit në Hagë.

    Në Kosovë, aktiviteti kryesor do të jetë “Marshi për Liri”, i planifikuar për 12 shtator, në orën 14:00, me nisje nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Platforma “Liria ka Emër” ka nisur nismën mbarëkombëtare “Kosova po pret”, përmes së cilës janë paralajmëruar aktivitete ndërgjegjësuese dhe përkujtimore në disa zona të vendit.

    Sipas organizatorëve, “Marshi për Liri” do të jetë një manifestim masiv dhe paqësor, i zhvilluar vetëm pak ditë para shpalljes së verdiktit në Holandë.

    Kalendari përfshin gjithashtu “Netët e Lirisë”, me tubime përkujtimore dhe ndezjen e zjarreve simbolike në shtatë zonat operative të dikurshme të UÇK-së. Në kuadër të aktiviteteve është paralajmëruar edhe vendosja e flamujve kombëtarë dhe e emblemës së UÇK-së në pika të ndryshme të Kosovës.

    Aktivitetet kanë nisur tashmë në disa prej zonave të dikurshme të rezistencës. Mbrëmjen e 5 shtatorit, në Llap u ndez “Zjarri i Lirisë”, në prani të ish-komandantëve dhe veteranëve.

    Ndërkohë, për mbrëmjen e 6 shtatorit, në orën 19:00, është paralajmëruar një tjetër tubim në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

    Aktivitete mbështetëse janë planifikuar edhe në Hagë, ku mbështetësit pritet të mblidhen një natë para shpalljes së vendimit.

    Sipas planit të publikuar, grumbullimi në Hagë do të nisë në orën 22:00 të 15 shtatorit dhe do të vijojë deri në fillimin e seancës së 16 shtatorit.

    Kosovë Times Square
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    September 6, 2026

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    September 6, 2026

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    September 6, 2026

    Aktori i serialit “Ezel” gjendet pa shenja jete në apartamentin e tij në Stamboll

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.